Klubi i njohur polak bën një super ofertë për Muçin, ja detajet
Merkatoja në Poloni është e hapur deri të hënën e 15 shkurtit dhe Legia e Varshavës ia ka vënë syrin sulmuesit të Tiranës, Ernest Muçi, për t’u përforcuar për gjysmën e dytë të sezonit.
Klubi polak ka ofruar 450 mijë euro për kartonin e sulmuesit të talentuar, plus 100 mijë euro nëse skuadra ia del të renditet në zonën europiane si dhe 10% të kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen.
Megjithatë pretendimi i Legias ka qenë që pagesën ta bëjë vetëm në muajin qershor, në përfundim të sezonit dhe kjo duket se ka stepur momentalisht drejtuesit e Tiranës, të cilët nuk kanë thënë ende jo.
Supersport raporton se negociatat mes bardhebluve dhe Legias vazhdojnë, pasi edhe drejtuesit e Tiranës kanë propozuar një formulë të tyren dhe nuk përjashtohet arritja e marrëveshjes gjatë dy ditëve të ardhshme.