Klubi i njohur spanjoll nuk heq dorë nga Keidi Bare
Rayo Vallecano nuk heq dorë nga Keidi Bare.
Skuadra e La Liga synon që të forcohet në mesin e fushës, ku mes alternativave të shumta gjendet edhe talenti i kombëtares shqiptare.
Bare ka zhvilluar paraqitje të mira në radhët e Malagës, çka e ka shndërruar në një prej futbollistët më të kërkuara në merkaton e janarit.
Sipas mediave spanjolle, Vallecano është gati të shpenzojë rreth 1.5 milionë euro për kartonin e Bare, shifër e kënaqshme kjo për Malagën.
Kjo e fundit po kalon një situatë të ndërlikuar në aspektin financiar dhe largimi i shqiptarit pritet të mbush arkat e klubit.