Klubi i Vllaznisë reagon pas rënies nga Kategoria: Ndjesë tifozëve shkodranë, do të merren masa

Klubi i Vllaznisë ka dalë sot me një deklaratë për shtyp pas rënies në Kategorinë e Parë. Klubi shkodran i ka kërkuar falje të gjithë sportdashësve, duke e cilësuar veten fajtor, duke paralajmëruar se do të merren masat në mbledhjen e radhës.

Deklarata e plotë

Klubi i Futbollit “Vllaznia” sh.a. eshte sot ne nje moment shume te veshtire. Renia nga Superliga eshte nje lajm qe ka tronditur te gjithe opinionin sportdashes ne Shkoder dhe jashte saj. Fillimisht, e ndjejme detyrim moral qe ne emer te Klubit, ti kerkojme nje ndjese te madhe publike te gjithe sportdashesve shkodrane per kete tronditje qe i kemi shkaktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stafi i KF Vllaznia sh.a., futbollistet dhe stafi teknik, jane pergjegjesit kryesore te renies se ekipit dhe kjo pergjegjesi po analizohet hap pas hapi dhe shume shpejt do te behen te ditura edhe masat perkatese. E theksojme se Bashkia e Shkodres, si aksionare e vetme e Klubit, ka plotesuar te gjitha kerkesat qe i kane vajtur ne mbeshtetje te Vllaznise. Kjo e shton edhe me shume pergjegjesine tone per ate qe i ka ndodhur Vllaznise pasditen e djeshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne oret e ne ditet ne vijim, do te komunikojme serish se bashku dhe permes jush me sposterdashesit shkodrane, lidhur me te sotmen dhe te nesermen e KF Vllaznia sh.a. Natyrisht, do te jete Keshilli Bashkiak ne cilesine e Asamblese se Pergjithshme te Klubit qe do te marre vendimet e duhura per perballimin e situates aktuale dhe kthimin e Vllaznise aty ku e ka vendin brenda sezonit 2018- 2019.

KF Vllaznia sh.a

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?