Klubi në Kosovë mendon largimin nga kampionati prej arbitrave
Një situatë e pazakontë po ndodh me Llapin në Kosovë. Klubi kosovar humbi sërish në ndeshjen e sotme kundër Dritës me rezultatin 1-2 teksa drejtuesit e klubit kanë shpërthyer me akuza ndaj gjyqtarëve. Familja Batatina po mendon realisht largimin nga futbolli kosovar.
Deklarata për shtyp
“Kryesia e K.F. Llapi mblidhet sonte urgjentisht dhe do të shqyrtoj seriozisht vazhdimin e garave. Edhe pse po ndihemi keq si Kryesi dhe si familje që kemi investuar shumë në futbollin llapjan por ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë tendencë ndaj klubit tonë, Llapit.
E dhimbshme të rikthehemi në Ligën e Parë por ne nuk mundemi më, ne do të vazhdojmë të investojmë në futboll por jo në këtë kohë që për kundërshtarë në fushën e lojës kemi këso gjyqtarë që shkelin mbi djersën e futbollistëve dhe mundin e shpenzimet marramendëse të donatorëve”, shkruhet në komunikatë.