FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koalicion kundër Paris SG, Juventus dhe Bayern Mynchen pranojnë ftesën e Barcelonës

Paris SG këtë verë po kërkon të thyejë çdo limit pasi për të marrë shërbimet e brazilianit Neymar nga Barcelona është e gatshme të shpenzojë 222 mln euro. Kaq sa i takon vetëm firmës që lojtari do hedhë në kontratë pasi i gjithë operacioni duke përfshirë edhe pagën e futbollistit shkon në 500 mln euro.

Gjithsesi detaji i fundit nuk i intereson shumë Barcelonës pasi për të vlen vetëm largimi i Neymar. Katalanasit kishte vendosur klauzolën 222 mln euro me idenë që nuk do të kishte ekip që do merrte përsipër të paguante kaq para, por si duket nuk e kishin menduar mirë. Kjo i ka indinjuar shumë pasi sipas asaj që raporton “L’Equipe” 5 herë kampionët e Europës do marrin masat që Paris SG të mos dalë e pa lagur nga kjo histori.

Përpos faktin që spanjollët do t’i denoncojnë në UEFA për shkeljen e “Fair Play-t Financiar”, një masë tjetër është ajo që si duket ka marrë formë orët e fundit. Juventus dhe Bazern Mynchen i janë përgjigjur pozitivisht Barcelonës për të kufizuar lëvizjet në merkato me Paris SG. Kundër ka dalë Manchester City i cili ka një strategji të ngjashme me atë të Paris SG.

Edhe pse nuk ka patur një ftesë nga Barcelona për Real Madrid për shkak të rivalitetit mes këtyre skuadrave, “galaktikët” në fillim parimisht mbështesin idenë e Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?