Koeman: Asgjë nuk është e pamundur, përmbysja ndaj PSG e komplikuar!

Ronald Koeman ka folur në prag të sfidës së kthimit ndaj PSG në Champions League, duke shprehur besimin për një kualifikim të mundshëm. Skuadra katalanase do të tentojë përmbysjen e humbjen 4-1 të ndeshjes së parë. Një gjë të tillë ekipi Blaugrana e bëri edhe në Kupën e Mbretit, duke përmbysur humbjen 2-0 të ndeshjes së parë.

“Shpresojmë që gjithçka të jenë ndryshe nga ndeshja e parë. Gjithmonë ka jetë. Varet nga mënyra se si e fillojmë ndeshjen, nga energjia që vendosim në fushë, për t’ia komplikuar jetën kundërshtarit. Varet nga efektiviteti ynë. PSG provoi se kishte shumë potencial në ndeshjen e parë. Ne jemi një ekip, që gjithmonë krijojmë shanse. Duke pasur efektivitet optimal, asgjë nuk është e pamundur.

Unë mendoj se kemi pasur një moment të mirë në rezultate dhe lojë. Shkuarja në finale e Kupës së Mbretit, përmbysja ndaj Sevilla, na kanë dhënë besim. Sidoqoftë, nuk mund ta krahasoni përmbysjen ndaj Sevilla me këtë që na pret përpara. Përveç kësaj, PSG është një ekip i fortë, që aspiron më të mirën në Champions. Na duhet një ndeshje perfekte. Barcelona synon të fitojë në çdo ndeshje, shpresojmë se mund t’i komplikojmë gjërat për parisienët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të jetë shumë e komplikuar për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë. Ne luajmë kundër PSG, jo kundër një ekipi dosido. Duhet një ndeshje perfekte, e përsëris. Varet shumë nga vetja jonë. Është gjithmonë ndryshe të kesh një rezultat si ai ndaj Sevilla sesa një 1-4. Është mision i komplikuar në Paris, por asgjë e pamundur. Ne e dimë që jemi Barça”, deklaroi Koeman.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?