Koeman bllokon Messin: Duhet ta mbyllë këtu karrierën, ja plani për De Jong dhe Griezmann

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, i ka idetë të qarta për Barcelonën që do të ndërtojë në sezonin e ri, duke filluar që nga Messi, e duke përfunduar te pozicioni i De Jong dhe Griezmann.

“Kam ende kontakte me Guardiolën dhe më ka thënë se është fantastike të punosh me Messin. Është fitues dhe nëse nuk fiton nervozohet. Duhet ta sigurojmë që është i rëndësishëm. Duhet ta mbyllë këtu karrierën, sepse Leo është Barcelona dhe Barcelona është Messi.

Plani është që të nisim të luajmë me De Jong në pozicionin e tij natyral si te skuadra e Ajax. E kam parë në një ndeshje dhe mendova se ai “kurrë s’duhet të luajë aty’. Sa për Griezmann ai nuk është një sulmues krahu tradicional, ndaj duhet të kuptojmë pozicionin e tij dhe ta vendosim në një rol të ri, ku mund të japë më të mirën”, deklaroi Koeman. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP