Koeman: E kemi ndihmuar klubin duke shkurtuar pagat tona!

Ronald Koeman ka folur për mediat në prag të ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Rayo Vallecano, që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje. Së fundmi është zbuluar një raport që evidenton se borxhi i Barcelonës arrin shifrën e 1.1 milionë eurove, me një borxh afatshkurtër që arrin shifrën e 730 milionë euro, diçka që u konfirmua edhe nga strategu holandez.

Skuadrat po vuajnë financiarisht për shkak të COVID. Barcelona po vuan edhe nga mungesa e turizmit. Të gjitha klubet kanë shifra të këqija financiare. Jo vetëm këtu. Lojtarët nuk janë prekur shumë nga kjo çështje. Por ne e kemi ndihmua klubin duke shkurtuar pagat tona.

Raportet për mungesa të pagave? Nuk e di nëse kjo është e vërtet. Duhet të interesohem. Deri atëherë, nuk mund të japë një përgjigje për këtë pyetje”, deklaroi Koeman në konferencën për mediat. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP