Koeman e pranon: Messi “maskoi” situatën e vështirë në të cilën është Barcelona!

Duke shpjeguar situatën e vështirë që po kalon Barcelona, trajneri Ronal Koeman është shprehur se largim i “Messi maskoi gjithçka”, duke sugjeruar se problemet e klubit blaugrana ishin fshehur nga cilësia dhe efektiviteti i argjentinasit.

Trajneri holandez ka dhënë një intervistë për revistën e vendit të tij “Voetball International”. I pyetur nëse është penduar që la kombëtaren para Europianit, ai u shpreh:

“Jam penduar gjithmonë që nuk munda të bëja atë turne, me atë grup. Ishte një mundësi e mirë. Duke dituar situatën e vështirë që po kalon Barcelona, nuk do të kisha pasur dëshirë që të kthehem pas”. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP