Koeman: Jemi duke u përmirësuar, nuk duhet parë vetëm një rezultat

Ronald Koeman nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga Barcelona. Trajneri i njohur holandez është i bindur për të vijuar aventurën te katalanasit, pavarësisht situatës aspak premtuese.

“Ne jemi duke u përmirësuar. Nuk duhet të shikojmë një rezultat, megjithëse e kuptoj zhgënjimin e humbjes nga Madridi. Dua të shijoj atmosferën që ishte në stadium, por pranoj se gjërat varen nga rezultatet.

A jeni në një kohë të vështirë? Varet nëse fiton apo jo, në skuadrat më të mëdha ka më shumë presion. Ancelotti ka qenë në shumë klube dhe ai e di atë në mënyrë përfekte, ai di ta mbajë atë dhe po, kemi folur për këtë dhe ai më inkurajoi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër do të përballemi me Rayo, një rival që na i bëri gjërat të vështira sezonin e kaluar në Copa del Rey. Duhet të kemi ritmin e duhur për të bërë mirë”, deklaroi Koeman.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?