Koeman: Luajmë sezonin në dy ndeshjet e radhës, jemi për titull nëse …

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman në konferencën për shtyp, përpara sfidës me Valencian ka folur mbi situatën që po kalon ekipi i tij ku pret me padurim të rikuperojnë lojtarët e dëmtuar.

“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, një pjesë e mirë e sezonit do të luhet në dy ndeshjet e ardhshme. Ne kemi një grup me nivel, nëse arrijmë të rikuperojmë të gjithë lojtarët e dëmtuar do të jemi të aftë të konkurrojmë për titull.

Me ndryshimet që u bënë gjatë merkatos së verës kemi organikën që dëshironim, por kemi qenë të pafat me dëmtimet, mbi të gjitha në fazën sulmuese”, theksoi Koeman.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?