Koeman me orët e numëruara, Barcelona piketon Pirlon si pasuesin e tij
Ronald Koeman i ka orët e numëruara te skuadra e Barcelonës, teksa zyrtarizimi mund të vijë që pas ndeshjes ndaj Atletico Madrid, që do të jetë vendimtare për fatin e tij. Andrea Pirlo mbetet favorit për stolin e Barcelonës.
Presidenti Laporta është gati të emërojë ish-trajnerin e Juventus, nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë keq. Mediat spanjolle tregojnë se ish-maestro i mesfushës i kujton numrit një të klubit blaugrana, Frenk Rajkard, holandezin, i cili u emërua në stolin e Barçës në vitin 2003 dhe që fitoi Champions League brenda tre viteve.
Xavi Hernandez është kandidat tjetër, ndërkohë që Roberto Martinez dhe Antonio Conte janë dy kandidatë shumë të mirë, por klubi blaugrana nuk i përballon dot nga ana e pagave.