Koeman merr një tjetër lajm të keq, një tjetër mungesë e madhe ndaj Juves

Humbja e “El Clasicos” nuk është i vetmi lajm i keq për trajnerin Ronald Koeman, të cilin e pret një duel i vështirë ndaj Juventusit në Torino, të mërkurën në mbrëmje. Përveç mungesës së Pique për shkak të ndëshkimit me karton të kuq kundër Ferencvaros, do të ketë edhe një tjetër në repartin e avancuar.

Klubi i Barcelonës konfirmoi se me skuadrën në Torino nuk do të udhëtojë as fantazisti Brazilian Philippe Coutinho, i cili është dëmtuar në përballjen ndaj Realit të Madridit dhe do të nisë procesin e rikuperimit.

Bëhet fjalë për një dëmtim muskulor në këmbën e majtë dhe mjekët e klubit të Barcelonës kanë sugjeruar 3-4 ditë pushim para se të rikthehet në stërvitje, ndërsa trajneri Koeman nuk ka ndërmend të rrezikojë dhe pritet ta lërë pushim.

 

SHKARKO APP