Koeman: Messi duhet të përmirësohet fizikisht, Trincao blerje e shkëlqyer

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur pas testit të parë parasezonal midis Barcelonës dhe Nastic, që përfundoi 3-1 për “blaugranat”.

“Ne kemi punuar shumë në aspektin fizik në seancat stërvitore që kemi bërë deri më tani dhe tani e tutje duhet të bëjmë më shumë gjëra në aspektin taktik.

Trincao? Më pëlqeu, bëri paraqitje pozitive, herë duke hyrë nga brenda dhe herë nga jashtë. Ka cilësi dhe duhet t’i përshtatet shpejtësisë dhe ritmit të topit. Është blerje e shkëlqyeshme.

Messi? Ka treguar të njëjtën frymë si ditën e parë. Ai po stërvitet mire dhe e ka bërë edhe kur mori pushimet. Messi e di shumë mirë që duhet të përmirësohet fizikisht si gjithë të tjerët. Cilësia e tij flet vetë”, u shpreh Koeman.

SHKARKO APP