Koeman: Messi te PSG? Le të flasin, e kemi mendjen te sfida me Sevillan

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman i është përgjigjur zërave të fundit që vijnë nga Franca në lidhje me të ardhmen e numrit 10 argjentinas. Strategu i katalanasve replikoi edhe me kolegun e tij, Rudi Garcia në lidhje me të ardhmen e Memphis Depay.

“Nëse duan të flasin për Leo, le ta bëjnë; por tani hyn në debat edhe trajneri i Lyon. Si duket, ai dëshiron të ketë më shumë vëmendje në shtyp. Për mua nuk është e rëndësishme. Ajo që duhet të bëjmë është të përgatisim ndeshjet ndaj Sevilla dhe Alavés.

Dueli ndaj Sevillas? Është një ekip fizik, i organizuar mirë, me cilësi individuale. Kjo është arsyeja pse ndodhet në krye të renditjes dhe gjysmëfinalet e Kupës. Është një nga skuadrat më të kompletuara. Na duhet të jemi shumë të mirë me topin, të dalim nga presioni i tyre. Me nivelin tonë, mund t’i bëjmë dëm Sevilla”, deklaroi Koeman.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?