Koeman: Na mungojnë golat e Messit, më shqetëson perfomanca në sulm
Barcelona nuk fiton prej 4 ndeshjesh në La Liga, teksa kjo gjë e ka shqetësuar së tepërmi trajnerin Koeman. Strategun holandez është i pakënaqur me rastet e shumta të humbura.
“Jam i shqetësuar për performancën që bëmë në sulm. Nuk bëhet fjalë për përqendrim, por duhet të tregohemi më të kujdesshëm përpara portës. Është pikërisht ajo që na ndodhi edhe kundër Juventusit. Ne krijuam shumë raste, por shënuam vetëm një. Madje pësuam dhe një gol. Diçka nuk shkon.
Nuk isha shumë i kënaqur me lojën e pjesës së parë. Ishte e komplikuar sepse ato po na i mbyllnin të gjithë hapësirat. Bëra tre ndërrime, pasi ritmi jonë duhej të ishte më i lartë. Edhe pse në pjesën e dytë kishim më shumë raste, ne sërish nuk i shfrytëzuam.
Messi? Mendoj se loja jonë në përgjithësi ka qenë e pranueshme, por duhet të tregohemi më cinikë para portë. Sigurisht që na mungojnë golat e Leos, janë ato goditje që mund t’i cilësoj si finale para se topi të përfundojë në rrjetë”.