Koeman: Nuk jam dakord me Setien për Messin, unë flas me të çdo ditë

Roland Koeman është përfshirë në debatin që ka lindur në Spanjë pas deklaratës së ish-trajnerit të Barcelonës, Quique Setien, se Lionel Messi është shumë i vështirë për t’u manaxhuar. Holandezi, i cili mori drejtimin e Barcelonës pas shkarkimit të Setien, si pasojë e humbjes së thellë 2-8 përballë Bayernit në Champions.

“Leo është një lojtar shumë i mirë, më i miri në botë. Po e shoh karakterin e tij fitues çdo ditë dhe ai flet vetë. Nuk e kam të vështirë ta menaxhoj. Messi është kapiten dhe unë flas me të çdo javë për atë që ndodh në fushë dhe dhomën e zhveshjes. Nuk jam dakord me Setien, e shoh ndryshe nga ai.

Jemi skuadra që krijojmë më shumë shanse në çdo ndeshje. Duhet të rrisim efektivitetin. Nuk jemi të kënaqur me këto statistika. Skuadra ka cilësi dhe lojtarë që mund të përmirësohen shumë në këtë kuptim. Ne po sjellim lojtarë të rinj dhe kjo është pozitive. Në La Liga duhet të fitojmë më shumë ndeshje.

E ardhmja ime te Barcelona nuk është gjëja më e rëndësishme. Duhet ta jetosh jetën ditë pas ditë dhe të fitosh ndeshje. Jemi skuadra që krijojmë më shumë raste për shënim, impakti është pozitive, por duhet të fitojmë më shumë ndeshje në La Liga”, deklaroi Koeman.

SHKARKO APP