Koeman para “El Clasicos”: Shpresoj që të fle i qetë, jam mësuar me presion!

Ronald Koeman në prag të “El Clasicos” kundër Realit foli në konferencën për mediat. Për trajnerin holandez është hera e parë që do ta luajë përballjen më të ndjekur të futbollit spanjoll në pankinë. 57-vjeçari shprehu keqardhjen që Barcelona-Real Madrid do të luhet pa tifozë.

“Të gjitha ekipeve u mungojnë shumë tifozët. Është paksa e çuditshme të kesh një fushë kaq të madhe të zbrazët. Pak nga pak, duhet të mësohemi. Le të shpresojmë që së shpejti të kemi tifozët dhe të ndihmën e tyre.

Ka shumë presion para kësaj ndeshjeje dhe nuk varet nga takimi i mëparshëm, as për ne dhe as për Madridin. Ata ndoshta nuk kanë qenë në nivelin e tyre, veçanërisht në shtëpi, por nuk do të thotë se është një ekip që vjen me moral të ulët. Reali është një ekip me përvojë të madhe dhe mund ta fitojë përballjen. Nuk mendoj se do të kenë ndikim dy humbjet e fundit të Madridit.

Griezmann? Është një lojtar i rëndësishëm, por ne duam që të gjithë të jenë në nivelin më të lartë të mundshëm. Skuadra është gjëja më e rëndësishme. Ne e përgatisim ndeshje, duke zgjedhur më të mirën.

El Clasico? Shpresoj që të mund të fle i qetë. Është ndryshe të jesh në stol. Kam qenë në këtë sport për shumë vite dhe mendoj se do të luajmë një sfidë të rëndësishme kundër rivalit tonë më të madh. Jam mësuar me këtë presion”, deklaroi Koeman.

 

SHKARKO APP