Koeman paralajmëron largimin: Nuk më kanë thënë asgjë, por kam sy dhe veshë!

Spekulimet për të ardhmen e Ronald Koeman kanë qenë të shumta në orët e fundit, por strategu holandez është i qetë. Në daljen për shtyp para duelit ndaj Atletico Madrid, edhe pse nuk do të jetë në stol për shkak skualifikimi, ai ka qartësuar pozicionin e tij.

“Askush nuk më ka thënë asgjë. Është e vërtetë që presidenti ka qenë këtu në mëngjes, por nuk e kam parë, pasi po përgatiteshim për ndeshjen. Ai nuk më ka thënë gjë, por unë kam sy dhe veshë, dhe e di që fjalët përhapen. Jam lodhur duke mbrojtur veten. Çdokush mund të analizojë situatën e klubit. Tani jam drejt ikje.

Momenti më i mirë? Nënshkrimi i kontratës. Më i keqi? Largimi i Messit.

Nëse do të kisha një thes parash, Messi do të ishte akoma këtu. Do të sillja futbollist të tjerë për të luajtur futboll dominues”, deklaroi Koeman, i cili mesa duket është thuajse i shkarkuar nga drejtimi i katalansve. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP