Koeman: Po do më pëlqente Barcelona, por mungon firma!

Ronald Koeman është në selinë e Federatës Holandese të Futbolli për të folur për largimin e tij nga drejtimi i Kombëtares dhe më pas për të nënshkruar me Barcelonën. Lajmin e ka konfirmuar vetë strategu i njohur, duke qartësuar se mungon vetëm firma për marrjen e drejtimit të katalanasve.

“Po, unë do të dëshiroja, por do të jetë përfundimtare vetëm kur firma të jetë hedhur në kontratë. Deri atëherë nuk mund të them asgjë për këtë. Edhe nëse do të doja”, ka thënë trajneri.

Koeman ka një kontratë aktuale me KNVB, por me një klauzolë që mund t’i ndërpresë marrëdhëniet e punës me ekipin kombëtar nëse Barcelona troket në derën e tij. Kjo klauzolë ishte e zbatueshme vetëm pas “Euro 2020”, por rrethanat kanë ndryshuar, pasi turneu u zhvendos më 2021. Barcelona, gjithashtu, trokiti në derën e Koeman në janar, por ai e kundërshtoi propozimin.

 

 

SHKARKO APP