Koeman pranon të marrë drejtimin e Holandës edhe pse është sëmurë

Ronald Koeman do të jetë trajneri i ri i Holandës. Pesë muaj pas shkarkimit nga Barcelona, Federata Holandeze e futbollit i propozoi trajnerit 59-vjeçar të marrë drejtimin e skuadrës vetëm pas Kupës së Botës Katar 2022.

Kontrata e re hyn në fuqi që nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Koeman nuk është një emër i panjohur për kombëtaren e tulipanëve pasi etapa e parë e tij me skuadrën holandeze ishte pozitive.

Në dy vite në krye të bankinës nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai arriti në finalen e Ligës së Kombeve edhe pse në fund u mposht nga Portugalia me rezultat minimal 1-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Van Gaal së fundmi bëri publike se vuan prej kohësh një formë agresive të kancerit të prostatës. 70-vjeçari që pritet të drejtojë kombëtaren e Holandës dhe në Kupës  e Botës Katar 2022, zbuloi në një intervistë se i është nënshtruar dhe terapive intensive për kurimin e sëmundjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?