Koeman: Problemi shëndetësor më ndryshoi jetën, Messi luan kur është në gjendje!

Ronald Koeman foli në një intervistë të gjatë për gjashtë muajt e tij të parë në krye të Barcelonës. Holandezi e pranoi se ka patur frikë për shëndetin e tij dhe se problemi shëndetësor i ka ndryshuar pikëpamjen për jetën.

“Kur gjëra të tilla ndodhin ose kur njerëzit afër jush sëmuren, atëherë jeta ndryshon. Në rastin tim, pata një goditje të vogël (në zemër) dhe kjo të bën t’i mendosh gjërat ndryshe. Ndoshta drejtimi i Barcelonës u bë një çështje: o tani, o kurrë! Kam punuar trajner për disa vite dhe nuk dua të jem akoma trajner i futbollit në moshën 70-vjeçare. Ky ishte momenti i duhur.

Messi? Nëse ai është në gjendje për të luajtur, atëherë do të luajë, por natyrisht ai është më i vjetër se më parë. Është një lojtar që ende dëshiron të jetë në çdo ndeshje, veçanërisht për t’i fituar ato. Leo stërvitet shumë, çdo ditë, është shumë i angazhuar. Si trajner, më pëlqen të flas me lojtarët e mi. Flas me Messin për shumë gjëra, sepse ai është kapiten i skuadrës.

Titulli? Në një klub si Barcelona, ​​duhet të fitosh dhe mendoj se qëllimi ynë përfundimtar është të fitojmë ndeshje dhe trofe. nuk merr asnjë çmim nëse e mbyll i katërti, duhet të jesh gjithnjë i pari. Ky është mentaliteti që duhet të ketë kjo skuadër, ne nuk mund të pranojmë asgjë më pak. Barcelona është një skuadër që duhet të fitojë, me vetëdijen që duhet të bëhen ndryshime”, deklaroi Koeman.

SHKARKO APP