Koeman: PSG ka shpenzuar shumë para, do të jetë duel i bukur

Ronald Koeman doli në një deklaratë për mediat, ku foli edhe për shortin e Championsit që e vendosi përballë PSG-së. Strategu holandez vlerësoi rivalët, ndërkohë që shtoi se është ende shpejt për të folur për këtë ndeshje.

“Është një ekip që ka shpenzuar shumë para për të fituar tituj si Liga e Kampionëve. Sezonin e kaluar arriti në finale, është një ekip që duhet të jetë gjithmonë aty. Ne gjithashtu duam të jemi atje, shoh një duel të rëndësishëm dhe të bukur. E dinim se mund të luanim me një ekip të fortë dhe PSG na ra në short.

Edhe ne jemi të fortë, e shoh duelin shumë të barabartë. Nuk mund të themi shumë në këtë moment, kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë në shkurt, kur të luhet ndeshja e parë me PSG. Tani duhet t’i japim rëndësi kampionatit. Shpresojmë se mund t’i rikuperojmë të dëmtuarit për të pasur maksimumin në dispozicion, që të përballemi denjësisht me ta”, deklaroi Koeman.

SHKARKO APP