Koeman sulmon UEFA-n: Flasin shumë, por pak dëgjojnë njerëzit që flasin për futbollin!
Trajneri i Barcelonës sulmoi UEFA gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Getafe. Motivimi qëndron pikërisht në krijimin e Champions-it të ri, që do të përfshijë 36 skuadra në vend të 32, duke rritur ndeshjet e grupeve për secilën skuadër, para fazës së nokaut-it.
“Pajtohem me atë që tha Guardiola. Është e pabesueshme se sa ndeshje duhet të luash çdo vit në të gjitha garat. Të gjithë flasin për Superligën, një Ligë të re të Kampionëve, një futboll të ri. UEFA flet, flet shumë, por nuk i dëgjon njerëzit që janë përditë me futbollin: trajnerët dhe lojtarët. Ajo kujdeset vetëm për paratë.
Në Spanjë është e njëjta gjë, ka kaq shumë lojëra. Dhe ato shpesh planifikohen në orare aspak ideale për të luajtur futboll, siç do të ndodhë nesër, në orën 10 të mbrëmjes. Është normale të mendojmë për të ardhmen e futbollit, por para së gjithash duhet të mendojmë për mbrojtjen e lojtarëve.
Unë fola për këtë dje me presidentin. Ai më shpjegoi se cilat ishin synimet e klubit, por pas gjithë kësaj që ka ndodhur, më mirë të mos jap një mendim. Shumë ka ndodhur, shumë klube janë larguar tashmë …”, deklaroi Koeman.