Koeman tremb tifozët: Shpresoj që Messi të qëndrojë!

Vetëm pak orë pasi u zyrtarizua në stolin e Barcelonës, holandezi Ronald Koeman tha edhe fjalët e tij të para si trajner i skuadrës blaugrana, duke nënvizuar se në skuadër nuk do të ketë revolucion pas atij eliminimi të turpshëm nga Bayerni në Champions.

“Ky nuk është një revolucion, ne duhet të ndryshojmë mënyrën e lojës si dhe të bëjmë më të mirën për klubin. Unë jam holandez dhe ne kërkojmë që ta kemi gjithmonë topin në zotërim. Mendoj se jam aq i zoti për të drejtuar Barçën. Kam mësuar nga shumë trajnerë kur kam luajtur vetë në fushë si dhe kam mjaft eksperiencë si trajner. Synimi është të dominosh topin, të luash mirë dhe të fitosh.

Këto kohë ka shumë komplikacione nga Covidi, por futbolli duhet shijuar dhe është një nga të paktat gjërat që i bën njerëzit e lumtur. Messi? Ai ka një kontratë me ne dhe shpresoj që ai të vazhdojë të luajë dhe për shumë vite me ne. Unë ende nuk e kam takuar personalisht dhe ka shumë për të diskutuar për të ardhmen e tij, por edhe të lojtarëve të tjerë,” deklaroi 57-vjeçari gjatë prezantimit.

SHKARKO APP