Koeman: U shokova nga arrestimi i Bartomeut, besojmë te përmbysja ndaj Sevillas!
Barcelona luan nesër një ndeshje shumë të rëndësishme për një pjesë të mirë të fateve të sezonit. Katalanasit zhvillojnë ndeshjen e dytë të Kupës ndaj Sevillas, teksa është mundur 2-0 në ndeshjen e parë dhe i duhet një fitore me 3 gola diferencë për t’u kualifikuar. Ronald Koeman në konferencën e sotme ka folur për këtë sfidë, duke shprehur besimin.
“Arrestimi i Bartomeu? Kur doli lajmi unë u shokova sepse e njoh mirë atë dhe gjithashtu Oscar Grau. Ndihem shumë keq për ta, pata momente të rëndësishme me ta. Bartomeu ka qenë gjithmonë një person i jashtëzakonshëm për mua. Është e rëndësishme ta kthejmë rezultatin. Është një injeksion shumë i rëndësishëm për të ardhmen e këtij sezoni. Ne mendojmë se mund ta bëjmë, por duhet ta provojmë.
Ka gjëra në jetë që ju nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Ditën kur u thirra për të ardhur si trajner, isha i vendosur ta pranoja atë. Duke ditur se ishte një moment delikat dhe se klubi kishte humbur para me Covid. Jeta është me ulje dhe ngritje dhe të përball me probleme dhe mundësi.
Gjëja më e rëndësishme është mentaliteti i ekipit. Motivimi im është i njëjtë nga dita e parë. E dija që arritja si trajner në Barça me Covid është e komplikuar dhe më e komplikuar me gjërat, që kanë ndodhur së fundmi. Unë dua të jem këtu dhe është puna ime. Detyra e presidentit të ri është të shënojë rrugën e tij.
Është e mundur të luash me tre prapa. Ne jemi ekip shumë sulmues dhe krijojmë shumë raste. Ka momente në lojë kur mbërrijmë me 6-7 lojtarë në zonën kundërshtare. Gjithçka varet nga mentaliteti i trajnerit dhe lojtarëve. Araujo nuk ka qenë me grupin sepse ka disa shqetësime. Ne do të shohim nesër në seancën e fundit stërvitore dhe do të vendosim nëse ai hyn në listë”, deklaroi Koeman.
KOHA JONË SONDAZH

