Koleksioni i pabesueshëm i fanellave të Messit në Indonezi
Pasioni për Lionel Messin nuk njeh kufij, teksa gazeta “Marca ka udhëtuar në Indonezi për të takuar Surya Wijaya, i cili ka një koleksion të pabesueshëm të fanellave të argjentinasit.
“Kam 200. Për të pasur koleksionin e fanellave që kam sot, kam shpenzuar shumë para dhe kohë në 11 vitet e fundit. Shumë njerëz më thonë se unë jam i çmendur që kam këtë pasion, por u them atyre se kjo është jeta dhe pasioni im.
Bleva disa prej tyre në dyqane këtu në Indonezi, por shumicën i kam blerë në internet. Të gjitha fanellat janë origjinale. Nuk kam asnjë të tijën që e ka veshur ndonjë ndeshje. Kam qenë tifoz i Barcelonës dhe Argjentinës që para ardhjes së Messit, sepse më pëlqente shumë Riquelme”, u shpreh Wijaya për gazetën iberike. /R.Lika-Koha Jone/