Koln dhe Mainz dhurojnë spektakël, por dueli mes tyre s’ka fitues (VIDEO)

Koln dhe Mainz dhurojnë spektakël, edhe pse pa tifozë në stadium. Dueli i luajtur mes tyre përfundoi në shifrat 2-2, duke u dhënë të dyja ekipeve nga një pikë.

Në “Rhein Energie Stadion” të Kolnit, sfida nisi mjaft mirë për vendasit, që gjetën golin e avantazhit që në minutën e gjashtë me anë të Marc Uth nga pika e bardhë. Pak minuta nga starti i pjesës së dytë, ishin sërish futbollistët e Koln që gjetën edhe golin e dytë, këtë herë me anë të Kainz, duke dhënë idenë se fitorja do të ishte një formalitet.

Megjithatë miqtë nga Mainz nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre, teksa Awoniyi, rihapi fillimisht ndeshjen, ndërkohë që në minutën e 72-të, nga Kunde Malong, barazoi gjithçka. Ky rezultat ishte mjaft i rëndësishëm për Mainzin, që ka nisur shkëputjen nga zona e ftohtë e renditjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?