Kolo Muani dhe Hjulmand, dy objektivat e mëdha të Juventusit në merkato
Te Juventusi ka shumë lëvizje në horizont , me drejtuesit bardhezi që janë aktivë në disa fronte. Para se të blejë, “Zonja e Vjetër” duhet të shesë – dhe janë rreth dhjetë lojtarë që mund të përfshihen në këtë “efekt domino”.
Drejtori i përgjithshëm, Comolli, po fokusohet kryesisht te mesfusha dhe sulmi. Në mesfushë, është rikthyer fuqishëm emri i Morten Hjulmand, 26-vjeçari i Sporting Lisbona, i vlerësuar rreth 60 milionë euro. Një shumë e lartë për financat e Juventusit, që do të kërkojë një ulje të çmimit ose një huazim me të drejtë blerjeje. Lojtari, nga ana e tij, do ta mirëpriste një kalim në Torino.
Alternativat në mesfushë janë dy: Yves Bissouma i Tottenhamit – që pëlqehet edhe nga Ëest Ham dhe Sofyan Amrabat i Fenerbahçes, i cili do të donte një rikthim në Serie A. Të gjithë janë profile me peshë, por për të afruar njërin prej tyre, Juventusit i duhet të krijojë hapësira. Në këtë drejtim, shitja e Nico Gonzalez dhe Douglas Luiz është një përparësi. I pari është kërkuar nga klubet arabe, ndërsa i dyti mund të rikthehet në Premier League pas mosmarrëveshjeve të fundit me klubin.
Në sulm, prioriteti mbetet Kolo Muani. Trajneri Igor Tudor e dëshiron sa më shpejt dhe Comolli po përpiqet ta sigurojë francezin në formë huazimi, pa paguar 50 milionët që kërkon PSG. Alternativat janë dy sulmues nga Premier League: Rasmus Højlund i Manchester United dhe Darwin Nunez i Liverpoolit.
Në dalje, pritet edhe shitja e Dusan Vlahovic, i cili nuk është më pjesë e projektit. Ai mund të largohet për një shifër më të ulët se 75 milionët që Juventus pagoi dy vite më parë, por klubi nuk do ta shesë me çdo kusht. Me të në listën e largimeve është edhe Timothy Weah, i cili ka konflikte me klubin dhe dëshiron të shkojë te Marseille. Agjenti i tij ka kritikuar ashpër drejtuesit bardhezi, që nuk pranojnë më pak se 20 milionë euro, ndërkohë që oferta e klubit të De Zerbit është vetëm 15 milionë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

