Kolo Muani nuk po zhbllokohet, Juventus nis tratativat me Darwin Nunez

Merkatoja e Juventusit vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të disa situatave të pazgjidhura në repartin e daljeve. Çështja më e ndërlikuar mbetet ajo e sulmuesit serb Dusan Vlahovic, i cili është me kontratë deri në vitin 2026, por konsiderohet prej kohësh me “valixhet gati”. Megjithatë, rroga e tij prej 12 milionë euro neto në sezon po e bën të vështirë çdo lëvizje dhe po pengon zhvillimet në repartin sulmues të “Zonjës së Vjetër”.

Kjo situatë po ndikon edhe në negociatat për rikthimin e Randal Kolo Muani, i cili pas huazimit gjashtëmujor që përfshiu edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube, është rikthyer te Paris Saint-Germain. PSG është e gatshme ta shesë përfundimisht sulmuesin francez, me të cilin ka një marrëveshje deri në vitin 2028.

Juventusi ka propozuar një huazim me të drejtë blerjeje, që mund të shndërrohet në detyrim, për një shifër rreth 30 milionë euro. Por kjo formulë nuk bind kampionët e Europës, të cilët kërkojnë një marrëveshje përfundimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kontekst, drejtuesit bardhezinj kanë nisur kontaktet për një alternativë të nivelit të lartë: Darwin Nunez, sulmuesi uruguaian i Liverpoolit. Edhe për të, Juventus po mendon të ofrojë të njëjtën formulë si për Kolo Muani, huazim me të drejtë ose detyrim blerjeje. Por për 25-vjeçarin nuk mungon konkurrenca, përfshirë këtu edhe ofertat nga klubi saudit Al Hilal, që drejtohet nga Simone Inzaghi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?