Kolo Muani pranon rikthimin te Juventus, edhe pa Champions

Juventus ka rinisur ofensivën për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez, Randal Kolo Muani, duke synuar mbylljen e një marrëveshjeje që dështoi verën e kaluar.

Klubi bardhezi po përgatit një ofertë për blerjen përfundimtare të 27-vjeçarit, i cili aktualisht ndodhet i huazuar te Tottenham nga Paris Saint-Germain.

Sipas mediave italiane, kërkesa e parizienëve për kartonin e tij llogaritet rreth 30 milionë euro, një shifër që konsiderohet e arritshme pas përmirësimit të marrëdhënieve mes klubeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri i Juventusi, Luciano Spalletti, e sheh atë si element kyç për sulmin. Vetë futbollisti thuhet se është i vendosur për t’u transferuar në Torino, madje edhe nëse skuadra nuk siguron kualifikimin në Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?