Kolumbia turpëron Argjentinën e Messit me dy super gola (VIDEO)

Argjentina e ka nisur me humbje Kupën e Amerikës, teksa është mundur 0-2 nga Kolumbia. Pjesa e parë foli e gjitha për kolumbianët që dominuan në lojë dhe në raste. Cuadrado dhe James Rodriguez bëjnë veprime të bukura në zonën e “Albicelestëve”, ndërkohë që Muriel doli nga fusha i dëmtuar duke i lënë vendin Roger Martinez.

 

Pjesa e dytë ndërkohë foli fillimisht për Argjentinën që krijoi mundësi të mira shënimi me Paredes, por portieri Ospina ishte në një ditë të mirë. Në minutën e 71-të, Martinez kontrollon mjaft mirë topin në krahun e majtë, bën një finte dhe më pas lëshon një goditje bombastike që përfundon në cepin e portës së portierit Armani, i cili nuk kishte asnjë shans reagimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kolumbianët nuk u ndalën me kaq, pasi hodhën në fushë edhe një tjetër sulmues, Duvan Zapata. Bomberi i Atalantës shënoi një super gol në minutën e 85-të, pas një kundërsulmi vrastar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?