Kombëtarja e Kosovës udhëton drejt Greqisë pa 3 titullarë
Kombëtarja e Kosovës është nisur sot drejt Greqisë, ku të mërkurën do të luajë kundër përfaqësueses helene në raundit në katërt të ndeshjeve në grupe, në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Për këtë transfertë të “Dardanëve” trajneri Challandes nuk do të ketë në dispozicion Valon Berishën, Arbër Zenelin dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë. Të tre nuk kanë udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit.
Përfaqësuesja e Kosovës, sonte, në orën 18:00, sipas orës lokale, do të zhvillojë stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme. Trajneri Challandes është me “dhimbje koke” pasi duhet të bëjë ndryshime në formacion bazë. Të tre lojtarët që nuk udhëtuan drejt Greqisë në ndeshjen e fundit që u zhvillua në “Fadil Vokrri”, ndaj Sllovenisë, ishin pjesë e formacionit titullar.