Kombëtarja e Shqipërisë nis sot përgatitjet për duelin ndaj Serbisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit nis sot zyrtarisht përgatitjet për sfidën e 7 Qershorit ndaj Serbisë që do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Në orën 17:30, lojtarët e ftuar do të dalin për stërvitjen e përbashkët. Pjesa më e madhe e të ftuarve janë në dispozicion të trajnerit Sylvinho. Vetëm gjashtë futbollistë nuk i janë bashkuar për shkak të angazhimeve që kanë pasur deri tani.

Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin që luajti në finalen e Champions League me Interin, apo Mario Mitajn që fitoi Kupën në Arabi. Myrto Uzuni pritet të vijë nga Shtetet e Bashkuara. Po ashtu edhe Jasir Asani, Ernest Muçi dhe Arlind Ajeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pjesë e grupit të futbollistëve, të cilët janë liruar më herët nga klubet respektive, kanë nisur stërvitjen në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?