Kombëtarja humbet “luftëtarin” për dy ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe
Klaus Gjasula nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren dhe do të mungojë në dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori ka pësuar një dëmtim fizik. 33-vjeçari i është nënshtruar analizave mjekësore në ditët e fundit në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor të Kombëtares.
Pas daljes së rezultateve dhe konsultave, stafi mjekësor ka arritur në përfundimin se Gjasula nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë. Lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit pranë klubit të Darmstadt.
Stafi teknik i Kombëtares ka komunikuar me mesfushorin dhe i ka uruar atij shërim të shpejtë në mënyrë që ai të rikthehet sa më parë në fushën e lojës.