Kombëtarja nis grumbullimin me 5 mungesa! Gjasula: S’kam parë si tifozët në Shqipëri

Ekipi kuqezi ka nisur këtë të hënë grumbullimin për dy ndeshjet e fundit kualifikuese në Europian, me një ndryshim në listë, pasi Arlind Ajeti i dëmtuar është zëvendësuar nga Jon Mersinaj.

Po ashtu mungoi mesfushori Qazim Laçi, portieri Etrit Berisha dhe Elhan Kastrati, sulmuesi Mirlind Daku si dhe mbrojtësi Mario Mitaj, të cilët luajtën të dielën me ekipet e tyre dhe do jenë pjesë e kombëtares të martën. Për të zyrtarizuar kualifikimin, në transfertën e të premtes kundër Moldavisë, kombëtares i duhet një pikë.

Si asnjëherë tjetër në këtë fushatë eliminatore stadiumi i kombëtares ka qenë në katër raste i mbushur në kapacitetin maksimal 100%. “Jemi shumë të motivuar, me thënë të drejtën muajt e kaluar, ndeshjet në Tiranë dhe jashtë mbështetja ka qenë e shkëlqyer. Unë vetë nuk kam ndjerë ndonjëherë në karrierën time një mbështetje të tillë dhe ka qenë shumë gjë e mirë”,-u shpreh Klaus Gjasula, futbollist i kombëtares.

SHKARKO APP