Kombëtarja nis përgatitjet për Francën, Reja e ndan ekipin në dy grupe
Kombëtarja shqiptare i është rikthyer përgatitjeve për sfidën e fundit eliminatore kundër Francës, pas barazimit zhgënjyes me Andorrën. Kuqezinjtë zbritën sërish në fushë në kompleksin Tropikal për të kryer përgatitjet në prag të përballjes së kësaj të diele, kur do të inagurohet dhe stadiumi i ri i kuqezinjëve.
Trajneri Edy Reja e ndau grupin në dy pjesë, me lojtarët titullarë ndaj Andorrës por dhe Hysajn, që ishte zëvendësues në pjesën e dytë që zhvilluan fizioterapi por dhe ushtrime në pishinë për të rikuperuar sa më shpejt formën e tyre fizike, pas ngarkesës që patën në ndeshjen e Elbasan Arena. Ndërkohë pjesa tjetër e lojtarëve që nuk u aktivizuan në barazimin e fundit ishin të pranishëm në fushë nën urdhëratë e trajnerit Edy Reja, që u përpoq të ngrinte dhe disi moralin në ekip pas atij rezultati befasues ndaj Andorrës.
Seanca si zakonisht nisi me një përgatitje të lehtë fizike për t’i lënë më pas radhën ushtrimeve të ndryshme me top. E premtja do të jetë dita e fundit që kuqezinjtë do të stërviten në resortin “Tropikal” për këto eliminatore ndërsa këtë të shtunë do të stërviten në Tiranë ku do të prekin dhe për herë të parë fushën e re të stadiumit të ri të kuqezinjve.