Kombëtarja sfidon sot Çekinë, ja formacioni i mundshëm që pritet të hedhë në fushë Sylvinho
Shqipëria do të luajë sot sfidën e radhës në Ligën e Kombeve kundër Republikës Çeke. Trajneri Sylvinho në konferencën për shtyp theksoi se e ka vendosur për 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës, por pa e zbuluar atë.
Skema do të jetë e njëjtë 4-2-3-1, porta do t’i besohet numrit 1 të kombëtares, Thomas Strakosha. Mbrojtja është e sigurt me katërshen e përbërë nga Mitaj në të majtë, Hysaj në të djathtë dhe qendra me dyshen Kumbulla dhe Ismajli.
Në mesfushë, Asllani dhe Ramadani ndërsa Laçi luan përpara. Nga krahët, Bajrami në të majtë dhe Asani në të djathtë që do të ndihmojnë në qendër sulmuesin e rikthyer, Mirlind Daku.
Aktualisht kuqezinjtë janë në vendin e dytë me 3 pikë ndërsa kreun e mban Gjeorgjia me 6 pikë të plota.