Kombëtarja shqiptare e futbollit mbërrin në Shkup

Frika nga incidentet e natyrës nacionaliste gjatë udhëtimit neper Maqedonisë me autobus, ka detyruar FSHF-në të marrë masa pa precedent për kuqezinjtë.

Skuadra është nisur në drekë drejt Shkupit dhe si asnjëherë më parë, bashkë me të kanë udhëtuar drejt Maqedonisë edhe forca të një kompanie sigurie private të kontraktuar nga FSHF, të cilët do të shoqërojnë kudo lojtarët në shtetin fqinj.

“Është një autokolonë me forca policie që na shoqëron, por edhe një furgon me forca të sigurisë private, që do ta shoqërojnë skuadrën si në rezidencën në Shkup, ashtu edhe në Strumicë”, tregoi për “SuperSport” Shefi i Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun në FSHF, Gerti Çarçani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai konfirmoi njëkohësisht se ekipi do të kalonte natën në një rezidencë në Shkup, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të vazhdonte udhëtimin po me autobus drejt Strumicës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Skuadra do të akomodohet në Shkup. Do të pushojë sot dhe mëngjesin e së hënës do të udhëtojë drejt Strumicës. Parashikohet një udhëtim i gjatë, ku ekipi do të shoqërohet gjatë gjithë kohës nga forcat e policisë, fillimisht deri në pikën kufitare dhe më pas nga forcat maqedonase deri në Shkup. Gjithçka është e qetë, gjithçka është normale”, tha Çarçani shkruan Express.

Shqipëria me shumë forca të sigurisë, por pa ndonjë incident ka arritur në Shkup për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Maqedonisë.

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur rreth orës 18:40 në hotelin ku do të akomodohet sot në qytetin e Shkupit.

Kuqezinjtë, të cilët kanë udhëtuar me autobus përgjatë Maqedonisë derisa kanë mbërritur në kryeqytet, kanë bërë këtë rrugëtim të gjatë pa probleme, por edhe pa u ndalur, edhe pse kanë kaluar nëpër të gjitha trevat shqiptare, shkruan Panorama Sport.

Të shoqëruar nga policia maqedonase, por edhe trupa të forcave të sigurisë private të kontraktuar nga FSHF, kuqezinjtë kanë mbërritur në Shkup pa asnjë lloj incidenti, ndërsa do të lënë nesër në mëngjes kryeqytetin maqedonas për të udhëtuar drejt Strumicës ku luajnë ndeshjen e radhës.

Armando Sadiku do të jetë gati për sfidën e 5 Shtatorit në Maqedoni.

Ky është lajmi më i rëndësishëm që vjen nga Kombëtarja shqiptare, pas suksesit 2-0 me Lihtenshtajnin.

Sipas “Super Sport”, stafi mjekësor konfirmoi se sulmuesi është drejt rehabilitimit në masën 99 për qind dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës së ardhshme në Shtrumicë.

Gjendja e Sadikut ka ardhur drejt përmirësimit dhe zgjedhja e stafit teknik që 25-vjeçari të mos luante ndaj kundërshtarit modest për ta pasur në dispozicion në atë që cilësohet dueli më i rëndësishëm i Shqipërisë në këto kualifikuese, ka rezultuar i drejtë.

Menjëherë pas fitores me Lihtenshtajnin, skuadra zhvilloi stërvitje shkrydhëse, për të ruajtur gjendjen fizike të futbollistëve. Në orën 10:30 të paradites së kësaj të diele, kuqezinjtë u kthyen në “Elbasan Arena” për përgatitjet e fundit në vendin tonë, përpara udhëtimit drejt Shkupit pak pas mesdite, duke kaluar në të gjitha trojet shqiptare në Iliridë.

Lajmet e mira për gjendjen e Sadikut shoqërohen edhe nga fakti që e gjithë skuadra do të jetë gati: asnjë i dëmtuar dhe asnjë lojtar nuk është i pezulluar. Një situatë që i jep mundësi trajnerit Panuçi të bëjë zgjedhjet më të mira për sfidën me Maqedoninë.

Objektivi në Shtrimucë është fitorja, por edhe një rezultat pozitiv do të shërbente që Shqipëria të konsolidonte pozitat në vendin e tretë të Grupit G kualifikues të Botërorit 2018.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?