Kombëtarja vijon stërvitjet, me grupin bashkohet edhe Tuçi

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League.

Skuadra zbriti sot në fushë në orën 11:00 dhe grupi u stërvit i plotë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kristjan Asllani ka lënë pas problemet muskulore dhe është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës. Ndërsa gjatë stërvitjes ekipit iu bashkua edhe sulmuesi Indrit Tuci.

Si zakonisht, seanca stërvitore nisi me punën në palestër dhe më pas kuqezinjtë zbritën në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike. Më pas, trajneri Silvinjo dhe stafi teknik punuan edhe taktikisht me skuadrën. Seanca stërvitore zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Kombëtarja do të mbyllë nesër në “Shtëpinë e Futbollit” përgatitjet për ndeshjen ndaj Çekisë. Seanca stërvitore është programuar të nisë në orën 10:00 dhe më pas kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Pragës.

 

SHKARKO APP