Komenti epik në SHBA, analisti: Lojtari më i mirë i Interit ishte gjyqtari

Debati për gjykimin e ndeshjes Inter-Juventus ka kaluar kufijtë e Italisë dhe ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara. Ish-sulmuesi me origjinë italiane Mike Grella, sot analist në CBS Sports, ka komentuar ashpër takimin, duke ironizuar rolin e gjyqtarit.

Gjatë analizës televizive, Grella e quajti arbitrin “lojtarin më të mirë të Interit”, duke iu referuar vendimit që çoi në përjashtimin e Kalulu, një episod që konsiderohet vendimtar dhe që ndezi reagime të forta në kampin bardhezi.

Sipas tij, ndikimi i gjyqtarit në rezultatin e ndeshjes ishte i dukshëm, duke shtuar se vendime të tilla dëmtojnë besueshmërinë e garës dhe ushqejnë polemikat. Polemikat për sfidën e djeshme kanë qenë të shumta, teksa arbitri La Penna në disa raste përvec kartonit të dytë të verdhë, la për të dëshiruar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Inter Milan DEFEATS Juventus in CONTENTIOUS Derby

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?