Komiteti Ekzekutiv vendos datën e zgjedhjeve në FSHF
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në mbledhjen e tij të datës 21.01.2022 në bazë të kompetencave që i jep Statuti i FSHF-së, vendosi të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, që do të zhvillojë punimet më datë 02.03.2022, ora 10:00 në selinë e FSHF te “Shtëpia e Futbollit” në Tiranë.
Armand Duka, do të kërkojë një mandat të gjashtë në krye të futbollit shqiptar. Rivalët e tij pritet të jenë gazetari Dritan Shakohoxha dhe ish-futbollisti dhe trajneri Sulejman Starova.
KOHA JONË SONDAZH

