Kompany barazon Pep Guardiolën, ja rekordi i pabesueshëm te Bayerni

Bayern Munich po kalon një sezon historik në Bundesligë, duke vendosur rekorde të reja dhe duke konfirmuar dominimin absolut në futbollin gjerman. Me 47 pikë të grumbulluara dhe një golavarazh impresionues 66:13, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany ka regjistruar gjysmën e parë më të mirë të një sezoni në historinë e elitës gjermane. Rekordi i mëparshëm mbahej po nga Bayerni i Pep Guardiolës në sezonin 2013/14.

Forca më e madhe e bavarezëve ka qenë sulmi. Me 65 gola të realizuar në 17 ndeshje, Bayern ka thyer rekordin e vet të sezonit 2021/22, kur kishte shënuar 56 gola në gjysmën e parë të kampionatit. Harry Kane dhe shokët e tij kanë gjetur rrjetën të paktën dy herë në çdo ndeshje, një statistikë mbresëlënëse që konfirmon ritmin e lartë ofensiv.

Aktualisht, Bayern mban një avantazh prej 11 pikësh ndaj Borussia Dortmund, një diferencë që nuk është përmbysur kurrë në historinë e Bundesligës. Gjysma e dytë e sezonit nis këtë fundjavë me supersfidën ndaj RB Leipzig.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?