Kompletohet stafi teknik i Barcelonën, ja kush do të jetë ndihmësi i Koeman!

Barcelona prezantoi dy ditë më parë trajnerin e ri të ekipit, që do të jetë Ronald Koeman, i cili pason në stol të shkarkuarin Quique Setien.

Ditën e sotme, klubi blaugrana ka kompletuar plotësisht stafin teknik, teksa ka prezantuar edhe dy ndihmësit e trajnerit të ri.

Ndihmësit e Ronald Koeman do të jenë Alfred Schreuder, i cili ka drejtuar së fundmi Hoffenheim, si dhe ka qenë asistent tek Ajaxi për 3 vite.  Stafit i është bashkuar edhe një njohje e vjetër e Barcelonës si Henrik Larsson.

SHKARKO APP