Komplikohet pista Kolo Muani, Juventusi tenton afrimin e Mauro Icardit
Një skenar që deri pak ditë më parë dukej i pabesueshëm, tani mund të marrë formë realisht. Mauro Icardi mund të përfundojë te Juventusi në orët e fundit të merkatos.
Sipas informacioneve të fundit, bardhezinjtë po hasin vështirësi të mëdha për të arritur te Randal Kolo Muani, ndaj kanë nisur të eksplorojnë alternativa konkrete. Në këtë kontekst, Juventusi po tenton ish-kapitenin e Interit, i cili aktualisht është pjesë e Galatasarayt, klub që ironikisht, do të jetë edhe kundërshtari i radhës i Juventusit në playoff-in e Champions League.
Icardi ka kontratë me Galatasarayn deri më 30 qershor 2026 dhe aktualisht përfiton rreth 10 milionë euro neto në sezon, një shifër shumë e lartë për standardet aktuale të Juventusit. Për këtë arsye, në rast transferimi të përkohshëm, sulmuesi argjentinas do të pranonte një formulë të re: rreth 5 milionë euro për 6 muajt e fundit të sezonit, si pagë.
Nga ana tjetër, Galatasaray, duke marrë parasysh situatën dhe faktin që marrëveshja mund të jetë afatshkurtër, do të kërkonte: 2 milionë euro për ta lënë lojtarin të largohet.
KOHA JONË SONDAZH

