Konfirmohet dëmtimi i Maignan, mungon ndaj Chelsea-t dhe Juventusit

Pauza e kombëtareve nuk sjell aspak lajme të mira për Milanin. Pas Theo Hernandez, edhe Maignan do të duhet të mungojë për një kohë të caktuar për shkak të një dëmtimi.

Franca ka konfirmuar se Maignan ka pësuar një dëmtim, i cili nuk do e lejojë portierin që të luajë në ndeshjen e Champions League kundër Chelsea-t në “Stamford Bridge” që do të zhvillohet më 8 tetor.

Nga mediet italiane raportohet se Maignan do të mungojë për disa javë, që do të thotë se ai nuk do të luajë kundër Empolit, as Juventusit muajin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthimi i tij është parashikuar për ndeshjen e 16 tetorit kundër Veronës, ndërkohë që vendin e tij për momentin do ta marrë portieri Tatarusanu.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?