Konfirmohet dëmtimi i rëndë, Gjimshiti të paktën një muaj jashtë fushave

Lajme aspak të mira te Atalanta pas humbjes ndaj Napolit të Spalletit. Skuadra zikaltër rrezikon që të humbasë Berat Gjimshitin deri në fund të sezonit.

Mbrojtësi shqiptar u dëmtua gjatë ndeshjes ndaj napolitanëve, duke u larguar nga fusha në minutën e 63-të, pas një dëmtimi në shpatull. Testet mjekësore konfirmuan dëmtimin e futbollistit të kombëtares sonë teksa pritet që të mungojë përreth një muaj.

Klubi bergamask nuk ka konfirmuar ende afatin e rikuperimit, por me shumë mundësi futbollisti shqiptar pritet të mungojë në ndeshjet e mbetura. Me Demiral që po rikthehet nga dëmtimi dhe Palominon, Atalanta do të rigjejë edhe Toloin, i cili ka qenë jashtë fushave në javët e fundit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?