Konfirmohet formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë, Broja e nis titullar

Shqipëria do të luajë pas pak minutash miqësoren ndaj Gjeorgjisë. Nuk ka shumë surpriza në formacionin që do të hedhë në fushë trajneri Reja, i cili ka konfirmuar ndryshimet që ishin përfolur.

Në portë këtë herë nuk do të jetë Berisha, por Strakosha. Në mbrojtje nuk do të ketë ndryshime me Ismajlin, Gjimshitin dhe Kumbullën në qendër. Në krahët e mesfushës pritet të aktivizohen Roshi dhe Hysaj, ndërkohë që Ramadani, Çekiçi dhe Asllani.

Në sulm Armando Broja konfirmohet nga minuta e parë, teksa në këtë duel pritet që edhe të gjejë rrugën e rrjetës. Në krahë të tij nuk do të jetë Cikalleshi, por Rey Manaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?