Konfirmohet shkalla e dëmtimit të Ibrahimovic, ja sa do të mungojë

Zlatan Ibrahimovic ditën e sotme iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore për të verifikuar shkallën e problemit të muskujve. Suedezi u ndal në pjesën e dytë të Napoli-Milan 1-3, duke vuajtur një problem muskulor, që e detyroi

Rezonanca magnetike konfirmoi një “dëmtim në muskulin e kërcirit të kofshës së majtë”. Një kontroll tjetër do të bëhet për rreth 10 ditë. Pra, të paktën deri në fillim të dhjetorit, Ibrahimovic nuk do të jetë në dispozicion.

Ai me siguri do të humbasë ndeshjet kundër Lille dhe Celtic në Europa League dhe Fiorentina dhe Sampdoria në kampionat. Problem ka edhe për Alexis Saelemaekers, i cili ka probleme në kavilien e këmbës së majtë.

SHKARKO APP