Kontrata me sponsorin teknik, Juventus fiton sa katërfishi i Interit dhe Milanit
Në tentativat për t’u rikthyer në majën e Seria A, Juventus jashtë fushave ndërkohë është dominues ndaj rivalëve sa i përket sponsorëve teknikë, që shfaqen në fanellat e ndeshjeve zyrtare.
Sipas vlerësimeve të bërë nga faqja e njohur Calcio e Finanza, klubi bardhezi arkëton plotë 51 milionë euro në sezon nga marrëveshja që ka me Adidas. Diferenca me skuadrat rivale është i frikshëm.
Inter mban vendin e dytë me 13.4 milionë euro në sezon, ndërkohë që Milani përfiton diçka më pak, 13.1 milionë euro në sezon. Shifra që dëshmojnë se klubi torinez ka punuar shumë mirë në sezonet e fundit nga pikëpamja e financave. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

